• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Merino i dha derbin Arsenalit, Arteta: Gati për sprintin e fundit

17/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mikel Merino shënoi golin e vetëm të derbit të Londrës, teksa Arsenali mposhti Çelsin, duke shkuar në 12 pikë pas kryesuesve të Premier Ligës, Liverpulit. Të dyja skuadrat erdhën në ndeshje pa sulmuesin e tyre të parë, me Kai Havercin, që ka humbur sezonin dhe Nikolas Xheksonin, që mungonte në anën tjetër.

arteta

Enco Mareska ishte edhe pa lojtarin e tyre më të rëndësishëm, Kol Palmerin, që gjithashtu është dëmtuar në stërvitje dhe do të humbasë edhe ndeshjet e kombëtares angleze. Dhe Arteta, i cili vazhdon të improvizojë me Merinon si sulmues, u nderua pikërisht nga mesfushori spanjoll në minutën e 20-të, i cili bëri diferencën, për t’u dhënë “Topçinjve” tri pikë shumë të rëndësishme dhe duke rikthyer humorin tek tekniku spanjoll.

“Jam shumë i lumtur natyrisht, me rezultatin dhe me pjesët e mëdha të lojës. Ne patëm shumë raste dhe më pas nuk toleruam pothuajse asgjë, përveç një pritjeje të çuditshme nga David Raja. Kjo është një meritë e madhe për ekipin, sepse për mendimin tim Çelsi është skuadra më e mirë sulmuese në kampionat”, tha Arteta.

“Ishte një ndeshje e madhe dhe ne donim ta fitonim. Bëmë mjaftueshëm për ta merituar fitoren. Tani kemi pushimin e kombëtareve dhe le ta shfrytëzojmë për të marrë frymë dhe shpresojmë që të rikthejmë disa lojtarë.

Nuk arritëm të finalizonim disa raste, por më pëlqeu me të vërtetë sjellja e skuadrës. Luajtëm me një shpirt të pabesueshëm. Mikel nuk ka luajtur kurrë në sulm dhe tani po e bën shumë mirë. Jam i kënaqur me ndihmën që është duke na dhënë. Saka ka një shans të mirë që të rikthehet pas pushimit ndërkombëtar. Tani do të kemi disa ditë pushimi për të përgatitur sprintin e fundit të sezonit”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Leaos nuk i pëlqen trajneri, ultimatum Milanit për të ardhmen e stolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.