Rafal Leao po kalon sezonin e tij të gjashtë te Milani dhe shumë media kanë shkruar se i aventurës së tij kuqezi po i vjen fundi.
Edhe pse është më i paguari në skuadër, anësor nuk ka besimin e klubit dhe problemi i tij është mungesa e vazhdimësisë. Klube si Mançester Siti, Mançester Junajtid, Çelsi dhe Barcelona kanë shfaqur interes për portugezin.
Vetë ai duket se nuk ka raporte të mira me Serxho Konseisao, kështu që ka njoftuar klubin se me këtë trajner nuk e sheh të ardhmen te Milani.
Ndërkohë, “Sportmediaset” shkruan se 25-vjeçari mund të vijojë te “Djalli” vetëm me një kusht, nëse në Milano rikthehet trajneri Masimiliano Alegri.
PANORAMASPORT.AL