Thursday, 21. May 2026
Sport

Jo vetëm Reali, edhe tri skuadra të tjera pa 72 orë pushim

GS 17/03/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madridi i ka shpallur një tjetër luftë La Ligës për oraret. Para se të fillonte përballja me Vijarealin, klubi e bëri publike zemërimin e tij, për shkak të pushimit të shkurtër të lojtarëve.

real

Apeloi edhe në FIFA për rekomandimin e saj që ndërmjet dy ndeshjeve duhet të ketë 72 orë pushim për lojtarët. Por “Los Blancos” nuk janë i vetmi klub që luajti këtë javë me më pak se 72 orët e famshme të pushimit.

Ka edhe tri klube të tjera që janë në këtë situatë. Këto klube janë: Betis, Bilbao dhe Sociedad, të cilat të enjten e kaluar morën pjesë në kompeticionet europiane dhe që patën, si Real Madridi, më pak se 72 orë pushim.

Deri tani, asnjë nuk ka bërë ankesë për orarin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: