Braziliani Endrik iu bashkua Real Madridit me shumë bujë në verë nga Palmeiras, por në vitin e tij të parë nuk ka luajtur shumë.
Sulmuesi i talentuar ka hasur vështirësi për të siguruar një vend në formacionin bazë të “Los Blancos”, me minutat e tij që janë shumë të limituara. 18-vjeçari ka luajtur në 28 ndeshje në të gjitha garat, megjithatë në këmbët e tij janë vetëm 296 minuta.
Mediat në Spanjë kanë filluar të spekulojnë se ai do të largohet në verë, por pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij, talenti brazilian nuk ka ndërmend të ndërrojë skuadër gjatë verës.
Sipas asaj që ka raportuar gazeta spanjolle “AS”, Endrik ka vendosur që të provojë të fitojë vend te Reali sa më parë.
PANORAMASPORT.AL