Milani është i nënti në renditje, por “vetëm” 6 pikë larg vendit të katërt. Pavarësisht mungesës së vazhdimësisë të treguar nga kuqezinjtë deri më tani, objektivi i Champions është ende i mundur.Sigurisht, ka disa ekipe që po bëjnë më mirë e duhen parakaluar, e për këtë mjafton vetëm të shohim Bolonjën. Ka pastaj ekipe që janë mbi krahët e entuziazmit, si Fiorentina dhe ato që kanë gjetur vazhdimësi si Roma. Pastaj ka nga ata që janë goditur, si Lacio, dhe ato që janë plotësisht të çarmatosur, si Juve. Pesë skuadra për t’u parakaluar ndoshta janë shumë, por shifrat sugjerojnë se është ende e mundur.
LLOGARIA – Pas ndalesës për kombëtaret, skuadra e Serxho Konseisaos do të ketë në dorë fatin e saj në kampionat (pa harruar Kupën e Italisë dhe derbin me Interin në gjysmëfinale: aksesi në Evropë dhe një trofe, ndonëse i vogël). Por është kampionati që do t’i duhet ta shikojë fillimisht, me një sfidë potencialisht vendimtare për veten dhe për vetë titullin e Serisë A: transfertën në fushën e Napolit.
Detyrimi i një rezultati pozitiv për kuqezinjtë, më mirë një fitore – në këtë pikë të sezonit një barazim do të ishte pak i vlefshëm – në mënyrë të pashmangshme rëndon në garën për “Scudetto”-n, me Napolin tri pikë prapa liderit Inter. Në stadiumin “Maradona”, me pak fjalë, “Djalli” mund të shkruajë vetë fatin e tij, por edhe të orientojë pozitivisht atë të kushërinjve zikaltër. Një dilemë e bukur, mund të thuhet, sigurisht jo për ekipin, por sigurisht për tifozët milanistë. Ndërkohë, kuqezinjtë do të kthehen nesër në punë me organikë të zvogëluar, pasi 15 futbollistë janë grumbulluar me kombëtaret përkatëse.
PANORAMASPORT.AL