Portali i njohur sportiv Goal.com ka përditësuar listën e pretendentëve për Topin e Artë, ku nuk mungojnë befasitë.Ylli i Barcelonës, Rafinja llogaritet momentalisht si favoriti kryesor për të fituar çmimin më të madh individual në futboll ndërsa Mohamed Salah i Liverpulit ka rënë nga top pesëshja. Pas Rafinjës, lojtari i dytë pretendent është ylli i Real Madridit, Kilië Mbape, teksa talenti i Barcelonës, Lamine Jamal kompleton podiumin.
Herri Kejn i Bajernit ndodhet në vendin e katërt, ndërsa Dembele në të 5-in. Dy yjet e Barcelonës, Pedri dhe Levandovski zënë vendet shtatë dhe tetë, teksa Vinicius renditet i nënti dhe Bellingam që mbyll dhjetëshen.
Top 10 e pretendentëve të Topit të Artë
1.Rafinja (Barcelona)
2.Kilië Mbape (Real Madrid)
3.Lamine Jamal (Barcelona)
4.Herri Kejn (Bajern Munih)
5.Ousmane Dembele (PSG)
6.Mohamed Salah (LiverpUl)
7.Pedri (Barcelona)
8.Robert Levandovski (Barcelona)
9.Vinicius Zhunior (Real Madrid)
10.Xhud Bellingam (Real Madrid)
PANORAMASPORT.AL