• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani e ka vendosur

18/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani priste më shumë nga Joao Felix, por që nga momenti kur ka mbërritur në Itali, fantazisti në pronësi të Chelsea ka shkëlqyer rrallë. Ishte Sergio Conceição ai që e kërkoi me ngulm, duke pasur të njëjtin menaxher si sulmuesi portugez, por në fund të sezonit, kuqezinjtë nuk do të tentojnë ta mbajnë.

Klubi nuk do të përpiqet ta ulë çmimin e kartonit të tij apo të negociojë një tjetër huazim, por do të fokusohet në profile të tjera.

Ndërkohë, sulmuesi tjetër i ardhur në janar 2025, Santiago Gimenez, është në një krizë goli që nga 15 shkurti në Serie A. Megjithatë, meksikani do të jetë pika e referimit në sulmin e Milanit për vitet e ardhshme, klubi dëshiron ta ndihmojë të rritet e të përmirësohet.

Forma e tij e dobët ka ndikuar në këtë periudhë pa gola, por edhe stili i lojës së Conceiçao, pasi ai ka marrë shumë pak topa të luajtshëm brenda zonës. Gjithsesi, klubi beson tek ai dhe shpreson ta rikthejë në formën më të mirë për sprintin final të sezonit.

Sipas “Corriere dello Sport”, nuk është rastësi që Tammy Abraham ka qenë më funksional për manovrën sulmuese kuqezi së fundi, veçanërisht kundër Como-s, ku dha asistin për golin e fitores 2-1 të Reijnders.

Next Post

Tre trofe apo duarbosh, Interi luan me “zjarrin”. Zikaltërit kanë kalendar “ferri”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.