• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro Martinez: Pres t’i sjell trofe të tjerë Interit

18/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit me rastin e një specialeje që po realizohet për të, e cila do të publikohet më 21 mars.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të Italisë kanë publikuar një trailer ku “El Toro” shprehet: “Jap maksimumin çdo ditë dhe nuk mendoj për atë që do të vijë”.

Nga arritjet e rëndësishme, deri te lidhja me qytetin, argjentinasi ka folur për gjithçka, pa harruar edhe objektivat e tij për të ardhmen: “Të shënosh 100 gola me Interin është diçka e mrekullueshme, ta bësh këtë në një finale (ajo e Kupës së Italisë, e fituar kundër Fiorentinës) është vërtet unike.

Milano është shtëpia ime, sepse duket sikur kam lindur këtu.

Që nga momenti kur erdhi në jetë vajza ime e parë, Nina, unë kam ndryshuar tërësisht. U bëra edhe më i fortë si njeri, si baba dhe si bashkëshort.

Pres të vazhdoj të sjell trofe të tjerë tek Interi, sepse kur fiton të parin, pastaj dëshiron të fitosh edhe më shumë. Titulli i 20-të në Serie A? Mezi po e prisja momentin për ta ngritur në qiell atë trofe”.

Next Post

Po rikuperohet më shpejt se sa pritej, Flik duhet të zgjedh mes Ter Shtegen dhe Sheznit për Championsin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.