• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rekord karriere në Europë, Pulisiç: Kjo organikë ka cilësi, besojmë ende te Champions-i

18/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristian Pulisiç komentoi fitoren me përmbysje të Milanit në televizionin tematik të klubit. Në atë ndeshje, ai shënoi golin e barazimit, i cili ishte vendimtar në ndryshimin e inercisë së sfidës. Për amerikanin, 15 gola në të gjitha turnete, 9 prej të cilëve në kampionat, çka përbën një rekord në karrierën e tij në Europë.

pulisic

Me nëntë gola dhe gjashtë asiste, ai është mesfushori që ka kontribuar në më shumë gola në këtë kampionat të Serisë A (15). Në vijim, edhe deklarata e Pulisiçit.

Ndaj Komos u dukët sikur luajtët dy ndeshje brenda 90 minutave. Si e patë ju? Është bërë normale në këtë sezon që të përmbysim ndeshje, por për fat ne kemi ndryshuar disa gjëra dhe kemi marrë frytet në lojë. Goli im ishte instinkt i pastër, nuk e kisha parë portën fare. Dhe duhet thënë se pata pak fat. Kjo fitore na jep besim. Tani mund të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjet që na presin pas ndalesës së kombëtareve.

E keni parë renditjen? Duhet të jemi më pozitivë, sepse kemi fituar dy ndeshje radhazi. Kemi mundësi të arrijmë atje ku duam, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.

A e besoni se mund të arrini mes katër të parave në kampionat? Tifozët na mbështesin gjithmonë dhe besojnë. Nuk kemi përse të mos e besojmë edhe ne. Pastaj momenti nuk është pozitiv, por duam të përfundojmë në zonën Champions. Duhet të besojmë në të, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të bëjmë më të mirën çdo ditë.

Si mundet një ekip të izolohet, pavarësisht thashethemeve për trajnerin dhe drejtuesit e ardhshëm? Po përpiqemi, por nuk e mohoj që është e vështirë. I dëgjojmë këto gjëra, nuk është e lehtë të luash me të tillë zëra rrotull çdo ditë. Por e rëndësishme është që çdo ditë të merret seriozisht e të bëhet maksimumi në stërvitje.

Mund të shpjegoni pse kjo skuadër duhet të reagojë gjithmonë? Nuk mund t’ju jap një arsye. Duam të fillojmë më fort, nuk e di pse këtë sezon kemi gjithmonë vështirësi në pjesët e para. Është e rëndësishme të kemi ndryshuar diçka dhe kemi bërë gjërat mirë në pjesët e dyta.

Sa e vështirë është të gjesh motivim në këtë pikë të sezonit? Motivimi nuk na mungon kurrë. Do të jetë e vështirë, shumë e vështirë për të arritur në Ligën e Kampionëve: duhet ta marrim atë ditë pas dite dhe ndeshje pas ndeshje. Duam të fitojmë ndeshjen e radhës kundër Napolit e të shohim çfarë do të bëjnë rivalët.

Çfarë ka ndryshuar që kur keni ardhur në Itali? Nuk e di, më kanë dhënë vazhdimisht besim: ky klub, shokët e skuadrës më japin gjithmonë shtysë. Më pëlqen të luaj këtu. Kjo është puna ime dhe dua të shënoj gjithnjë e më shumë gola dhe të jap sa më shumë asiste.

Me Reijndersin merreni vesh mirë… Ai është një lojtar i madh, luajmë shumë mirë së bashku, por me të gjithë shokët mund të them se ka mirëkuptim të madh. Në grup jemi shumë përkrahës me njëri-tjetrin.

Milani është një ekip i fortë: pse nuk e treguat më herët e më shpesh? Nuk e keni idenë se sa shumë talent në këtë ekip, të gjithë e dinë këtë. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur se si të sulmojmë dhe si të mbrohemi. Është një moment i vështirë për ne, por jo për mungesë motivimi, i shoh djemtë çdo ditë dhe punojmë shumë: nuk duam të jemi shumë negativë, kemi dy fitore radhazi dhe duhet të krijojmë besim, tani jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu.

A është ky klubi i jetës suaj? Po, 100%. E them me bindje. Ky klub më jep shumë besim dhe është kënaqësi të jem këtu çdo ditë. Dua të vazhdoj për shumë vite këtu.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Barcelona, ​​Yamal nuk fshihet: Jemi favoritë në Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.