Thursday, 21. May 2026
Sport

Altin Rraklli këshillon Silvinjon

GS 18/03/2025 1 Min. Lesezeit

Altin Rraklli ka folur sa i përket ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, ndërsa në fund është prekur edhe tema e diskutimeve të fundit sa i përket lojtarëve shqiptarë të Kosovës që janë pjesë e Kombëtares tonë. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)

“Nëse do të isha unë në vendin e Silvinjos, do të synoja që të bëja emër në mes të Wembley.

Jo vetëm Silvinjo, por flas për Shqipërinë, për FSHF. Do të rrezikoja se humbjen në xhep e kemi, e gjithë bota parashikon humbjen tonë. Përse të mos guxojmë, përse të mos bëjmë diçka ndryshe nga ajo e të kthyerit mbrapa gjithë kohën.

Të mundesh 1-0 dhe 3-0 është po njësoj. Nëse rri mbrapa për 90 minuta, në një moment do ta lëshosh veten, nuk ka shans, edhe pse futbolli nuk është shkencë ekzakte”, tha Rraklli.

Teilen: