• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Courtois zbulon: Tedescon? Kisha ndjesinë

18/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rikthimi i Thibaut Courtois te Belgjika, sigurisht që nuk është një ngjarje e izoluar.

Portieri i Realit të Madridit, i cili kishte debatuar me trajnerin e mëparshëm, Domenico Tedesco dhe iu përgjigj thirrjes së Rudi Garcias, shpjegoi në një konferencë për shtyp se çfarë ka ndodhur muajt e fundit:

“Ka pasur shumë keqkuptime dhe gjëra të padrejta, ka pasur keqinformime për atë që ndodhi. Problemi i shiritit nuk ishte i vetmi. Gjatë mungesës sime kam pasur kontakte me shumë bashkëlojtarë”.

Marrëdhënia me Tedescon: “Jam i lehtësuar, tani i kemi zgjidhur të gjitha problemet. Gjithçka është sqaruar dhe mund të shohim përpara.

E di që kam bërë disa gabime, nuk kam qenë 100% gati në atë kohë.

Dhe kur prishet marrëdhënia me një trajner, gjithçka bëhet më e vështirë. E di që nuk kam një karakter të lehtë, por kisha ndjesinë se nuk më respektonte. Ndonjëherë shkojmë shumë larg, por mendoj se duhet të qëndrojë brenda dhomës së zhveshjes.

Gjithçka duhej të zgjidhej brenda. Unë jam fitues dhe them atë që mendoj, ndonjëherë reagon emocionalisht dhe shkon shumë larg”.

“Kur trajneri tha se kishte bërë gjithçka për të më kthyer mua, nuk ishte e vërtetë.

Edhe shtypi u përpoq të fliste për këtë temë dhe mendoj se ishte më mirë të mos thuhej asgjë”.

Next Post

Shezni thumbon Juventusin: Te Barça argëtohesh me futboll të bukur, jo si isha mësuar më parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.