• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shezni thumbon Juventusin: Te Barça argëtohesh me futboll të bukur, jo si isha mësuar më parë

18/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vojçeç Shezni e kishte mbyllur me futbollin. Pas lamtumirës në verë nga Juventusi, polaku thjesht po mendonte për jetën jashtë fushës së blertë. Por pastaj erdhi ftesa që nuk mund të refuzohej nga Barcelona dhe ai u kthye përsëri, duke u bërë protagonisti i ecurisë së katalanasve, që janë në garë për çdo trofe në këtë sezon.

shezni

Vetë portieri ka pranuar se po argëtohet pa masë me ekipin spanjoll dhe gjithashtu se ideja e lojës së kësaj skuadre, ka ndryshuar komplet idenë që kishte për futbollin, ose më saktësisht atë që ishte mësuar të shihte në eksperiencën e mëparshme te Juventusi.

“Një futboll shumë i bukur, kjo është ajo që më entuziazmon te Barcelona. Te Juventusi përqendrohesh kryesisht te arritja e rezultatit, ndërsa te Barça ka një lumturi ngjitëse për lojën”, tha ai për “Eleven Sports”.

“Nuk më çudit që miliona tifozë ndajnë plotësisht këtë qasje. Ajo që më bën më shumë të lumtur te Barcelona është emocioni që lidhet me futbollin e bukur, një ndjesi plotësisht e ndryshme nga ajo me të cilën isha mësuar”, tha portieri, i cili nuk konfirmoi nëse do të rinovonte në fund të sezonit apo jo me katalanasit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ylli 50-milionësh i Liverpoolit afër largimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.