Ish-trajneri i njohur italian, Alberto Zakeroni, i cili ka fituar edhe titullin kampion me Milanin, ka bërë një analizë të situatës aktuale të kuqezinjve. Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediat italiane, 71-vjeçari ndër të tjera deklaroi:
“Pse një sezon i vuajtur me kaq shumë yje? Nuk e di me siguri, pasi nuk jam brenda skuadrës. Por lojtarët nuk i përgjigjen pritshmërisë, as më të rëndësishmit si Leao dhe Teo Hernandez. Ecin me shkëputje. Nga jashtë është e vështirë të kuptosh përse. Leao ka një talent të pabesueshëm, por nuk e tregon në fushë për 90 minuta.
E shoh të luajë dhe pyes veten pse nuk e shfrytëzon të plotë cilësinë që ka? I dhanë edhe shiritin e kapitenit për ta motivuar, por vazhdon të ketë ulje-ngritje. Sipas meje, nuk ka personalitetin e duhur për të mbajtur atë përgjegjësi. Është një talent por është i brishtë. Nga ajo që perceptoj, është një lojtar me të cilin duhet të kesh një qasje të butë. Nuk duhet ngacmuar apo kritikuar shumë, pasi kur gabon, nuk e bën me dashje. Duhet ta mbështetësh gjithmonë. Kjo është përshtypja që kam nga jashtë.
A mund të hyjë Milani në luftën për Champions? Cilësia është, padyshim. Lojtarët janë të një niveli të lartë, por në fushë nuk e tregojnë me vazhdimësi. Nuk e di kurrë nëse do të jetë një ditë e mirë apo jo., Në Milano ka trysni dhe kush luan atje, duhet të dijë të jetojë me këtë trysni”, u shpreh Zakeroni.
PANORAMASPORT.AL