Flamurtari-Peja është finalja e madhe e këtij edicioni të Ligës Unike në basketboll për femra. Vajzat vlonjate mposhtën 82-80 Bashkimin në një gjysmëfinale dramatike, ndërsa Peja fitoi 73-64 përballë Partizanit.
Emocione të shumta kanë dhuruar për shikuesit dy sfidat gjysmëfinale që u transmetuan drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Të enjten do të zhvillohet finalja dhe sfida për vendin e tretë, ndeshje që do të transmetohen live në RTSH.