Ditët pas disfatës kundër Fiorentinës nuk janë më pak të dhimbshme. Humbja e dytë radhazi, një javë pas asaj me Atalantën, ka lënë një shenjë të thellë në shpirtin e tifozëve të Juventusit dhe gjithashtu në fytyrat e protagonistëve.Pas takimit kokë më kokë me drejtuesit, Tiago Motës iu kërkua një ndryshim i menjëhershëm i qasjes ndaj ndeshjeve dhe ekipit. Xhenoa, klubi me të cilin Mota ka debutuar në Serinë A dhe që e ka stërvitur për herë të parë në Itali, do të jetë një test i vështirë për të ardhmen e tij. Këtë herë pa një fitore, do të jetë shumë e vështirë të shpëtojë pa u shakruar, sepse një humbje tjetër do të rrezikonte seriozisht vendin e katërt. Kështu që besimi është afatshkurtër, me klubin që është bërë më i pranishëm, por edhe më i shpejtë në kërkesa dhe nuk do të bëjë të tjera figura të shëmtuara si ato kundër Atalantës dhe Fiorentinës.
NDRYSHIMET- Me Skanavinon, por mbi të gjitha me Xhuntolin, është diskutuar shumë për humbjen e soliditetit. Juventusi ka kaluar nga të qenit mbrojtja më e mirë në Serinë A, në skuadrën që ka pësuar 7 gola në 2 ndeshje pa shënuar asnjë. Një dobësi e lindur nga qëndrimi i ekipit, përveç zgjedhjeve, që trajneri duhet në një farë mënyre ta zgjidhë. Klubi i ka kërkuar atij që të zgjidhë shpejt problemet taktike dhe të ketë më shumë komunikim me lojtarët. Praktikisht, më shumë empati, fjala “e famshme” që një pjesë e grupit po ankohet prej kohësh, duke e konsideruar si pengesën kryesore në raportet me trajnerin.
FIGURA E TURPSHME- Situata është kritike dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë. Mbi të gjithë, Xhon Elkan. Ai nuk e ka pëlqyer kurrë të bëjë figura të turpshme dhe dy humbjet e fundit i takojnë kësaj kategorie. Për më tepër, ekipi është ende pa sponsor, Françesko Kalvo ende shpreson të gjejë një për Botërorin e Klubeve, por “Zonja” me Championsin në rrezik mund të humbë kandidatët. Fokusimi megjithatë, mbetet për vendin e katërt, objektiv që konsiderohet i arritshëm dhe që Mota tani do të duhet ta fitojë përsëri.
PLANET- Klubi kërkon të shmangë shkarkimin gjatë sezonit, si për çështje imazhi, ashtu edhe për mungesën e kandidatëve seriozë. Drejtuesit preferojnë të arrijnë deri në qershor me Motën, për të zgjedhur në një periudhë më të qetë pasuesin e tij. Megjithatë, drejtuesit mund të detyrohen të bëjë zgjedhje emergjente dhe mes sezonit nëse ekipi do të largohet më shumë nga zona Champions. Tudor dhe Mançini mund të hyjnë menjëherë, por ata nuk do të kënaqeshin vetëm me rolin e një trajneri për periudhën e tranzicionit. Konte dhe Gasperini pëlqehen gjithashtu, por nuk mund të angazhohen tani, ashtu si Pioli, një emër që është shumë interesant për verën.
PANORAMASPORT.AL