Saturday, 24. January 2026
Futboll Bota

Manchester United, Eriksen drejt largimit me parametër zero

GS 19/03/2025 1 Min. Lesezeit

Një mundësi e mirë për shumë skuadra mund të vijë në merkaton e verës. Christian Eriksenit i përfundon kontrata me Manchester United në fund të sezonit.

Kontrata e danezit skadon më 30 qershor dhe nuk ka bisedime për një zgjatje siç raportohet nga Fabrizio Romano, duke e bërë atë të disponueshëm si transferim të lirë për të gjitha skuadrat.

Po jo për klubet italiane, duke qenë se Christian mban ende atë defibrilator nënlëkuror që e detyroi të largohej nga Interi dhe Seria A në verën e 2021.

Teilen: