• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ka harruar golin me Milanin, Gimenez: Shpërblej pritjen fantastike

19/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është e pazakontë në futbollin modern që qendërsulmuesi të reduktojë diapazonin e tij të veprimit për të nxjerrë një mbrojtës kundërshtar dhe për të hapur hapësirë. Por, a është Santiago Gimenez ai lloj “nëntëshi”?gimenezQysh te Fejnordi, statistikat tregonin se nuk ishte, edhe pse ai ka qenë i gatshëm të bënte sakrifica. Meksikani preferon të sulmojë hapësirat, siç bënte dikur Filipo Inzagi, por tek ajo lloj manovre që kultivohet, ndodh rrallë. Pas tre golave në pesë daljet e para, sulmuesi duket se po kalon një moment vështirësie.

Trajneri thotë se është çështje forme fizike dhe përshtatjeje me një realitet të ri, ndërsa ka specialistë (Kostakurta) që thonë se ai shënoi në ato dalje të para prej entuziazmit, të cilin tashmë që nuk e ka më.

Vetë Gimenez nuk është shfaqur i shqetësuar nga grumbullimi i Meksikës, teksa, i pyetur për aventurën e tij kuqezi këta tre muaj të parë të 2025-ës, ai tha: “Edhe pse nuk është një moment i mirë ai që po kaloj tani, më duhet të them se më pritën shumë mirë te Milani. Për atë klub flitet shumë nga jashtë, por brenda tij, vlera dhe rëndësia që ka, përjetohen dy herë më shumë sesa mund të imagjinohet”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gjyqtarë holandez për duelin Kosovë – Islandë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.