Thursday, 21. May 2026
Sport

Humbja e shokut të skuadrës, Shkupi anulon stërvitjen pas kërkesës së lojtarëve

GS 19/03/2025 1 Min. Lesezeit

Andrej Lazarov u nda nga jeta, pasi u helmua duke u mundua të shpëtojë jetë njerëzish në tragjedinë e Koçanit. Ish-futbollisti i Shkupit ka lënë pas një dhimbje të madhe për skuadrën e tij.

Screenshot 2025-03-19 164856

Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, tregon se stërvitja e sotme nuk u zhvillua pas kërkesës së lojtarëve.

Njoftimi i Shkupit:

“Me një boshllëk të madh dhe dhimbje të pafund pas humbjes të Andrej Lazarovit, sot tentuam ti rikthehemi procesit stërvitor.

Megjithatë, stërvitja e sotme u anulua me kërkesë të lojtarëve!

Stërvitjet dhe vazhdimi i sezonit do të jenë më të vështirat ndonjëherë për ne, por do të luajmë për të, me të dhe në nder të tij.

Andrej do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: