Thursday, 21. May 2026
Sport

Olimpiakos transferon talentin shqiptar nga Valencia, njihuni me sulmuesin 17-vjeçar që ka pranuar ftesën e Greqisë U-19

GS 19/03/2025 1 Min. Lesezeit

Erik Hamza do t’i bashkohet Olimpiakosit, që ka arritur akordin me Valencian U-18 për t’i blerë kartonin. Mediat greke tregojnë se transferimi i talentit 17-vjeçar ka kushtuar 50 mijë euro.

Screenshot 2025-03-19 190632

Hamza ka lindur në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka fituar ftesën nga Greqia U-19. Sulmuesi shqiptar tashmë do të jetë pjesë e gjigantëve të Olimpiakosit, që kanë pikasur aftësitë e tij.

Duhet thënë po ashtu se në Greqi raportohet për të si një emër me perspektivë të madhe në të ardhmen. Hamza ka të preferuar këmbën e majtë, teksa mund të luajë si anësor në të dyja krahët e sulmit.

17-vjeçari vendosi të rikthehet përfundimisht në Greqi, teksa nga tetori ishte i huazuar te Ellas Syrou.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: