Lautaro Martinez nuk do të ketë mundësinë që të përfaqësojë Argjentinën në ndeshjet e marsit, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. “Albiceleste” përballet me Uruguain dhe Brazilin, por përveç Mesit, argjentinasve tashmë do u mungojë edhe sulmuesi i Interit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata e cila ka njoftuar se Lautaro Martinez ishte lënë i lirë pasi nuk mund të aktivizohej në këto ndeshje si pasojë e dëmtimit të pësuar në pulpën e këmbës së majtë. Tanimë ai do të kthehet në Itali për t’u vënë nën kontrollin e mjekëve të Interit, të cilët shpresojnë ta kenë sa më shpejt në dispozicion, duke pasur parasysh edhe problemet e Markus Turam.
Argjentina ka fituar vetëm një nga 4 ndeshjet e fundit në kualifikuese, por është ajo e cila komandon e qetë grupin e Amerikës së Jugut me 25 pikë pas 12 ndeshjesh, 5 pikë më shumë se Uruguai i vendit të dytë.
PANORAMASPORT.AL