• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Evra nuk përmbahet: Mungesë respekti ndaj Deshamp, të gjithë e dinë që në 2022 ia dhanë Botërorin Mesit

19/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Patris Evra mendon se është një mungesë e theksuar respekti ndaj Didier Deshamp që të gjithë flasin që tani për Zinedin Zidan. Legjenda e futbollit francez pritet të marrë drejtimin e “gjelave” pas largimit të Deshamp në mbyllje të Botërorit, por Evra mendon se njerëzit nuk po tregojnë respektin e duhur ndaj teknikut aktual, i cili ka çuar ekipin në nivelet më të larta.

DESHAMP

“Mendoj se është një mungesë e madhe respekti në drejtim të Didier Deshamp që po flasim për një trajner tjetër ndërsa ai është ende në detyrë” tha Evra për “RMC Sport”. “Ka një Botëror për të përgatitur dhe nuk besoj se do të ndryshojë shumë ekipin. Lojtarët duhet të përqendrohen te e tashmja, por nuk mund të flasim për Zidan në çdo intervistë… Të vazhdojmë të flasim për Deshamp. A mos jemi llastuar pak? Njerëzit janë mërzitur që shkojmë në gjysmëfinale apo finale në çdo turne? Thuajse më vjen keq për pasardhësin e ti.. Dakord, nuk fitojmë që në vitin 2018, por në vitin 2022 ia dhanë Kupën e Botës Mesit…

Ishte gjithçka e shkruar. Edhe francezët dëshironin që të fitonte Mesi… penalltia në fillimin e finales Francë-Argjentinë… Personalisht, i uroj fat të mbarë pasardhësit të Deshamp. Kur dëgjoj njerëzit të thonë “mungon edhe një vit e gjysmë” sipas meje është mungesë respekti”, tha ish-futbollisti i njohur francez.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Chelsea ‘gati të shesë 11 lojtarë këtë verë’ për të financuar blerjen e top yllit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.