Thursday, 21. May 2026
Sport

Besnik Hasi rikthehet trajner te Anderlechti

GS 20/03/2025 1 Min. Lesezeit

Besnik Hasi bëhet me skuadër të re, vetëm 17 ditë pasi u largua nga Mechelen.

Trajneri kosovar u largua nga Mechelen, derisa tanimë është emëruar në krye të gjigantit belg RSC Anderlecht.

Për Hasin është rikthim te Anderelchti, pasi e kishte udhëhequr këtë skuadër për dy vite nga 2014 deri më 2016.

Anderlechti ka vendosur të ndahet me trajnerin e deritanishëm David Hubert, derisa Hasi do ta zëvendësojë atë me një kontratë deri në fund të sezonit ku mund të vazhdohet.

Teilen: