• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një debutues nga minuta e parë, formacioni i mundshëm i Kosovës

20/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 Lëndimet dhe ardhjet e reja, do të detyrojnë përzgjedhësin Franco Foda të bëjë ndryshime në përbërjen e parë kundër Islandës të enjten mbrëma.

Për duelin në “Fadil Vokrri”, i vlefshëm për Play-Offin e Ligës së Kombeve, Foda nuk do të ketë tre futbollistë, ndër ta edhe Edon Zhegrovën, ndërsa ka ftuar tre emra të rinj, njëri nga të cilët pritet të debutoj sonte.

Lajmi i mirë është që kapiteni Amir Rrahmani është i gatshëm për këtë ndeshje, derisa lëndimin e ka kaluar edhe mesfushori me përvojë Valon Berisha.

Foda pritet të hedh në fushë 11 lojtarët më në formë, duke nisur në nga i padiskutueshmi Aro Muric.

Mërgim Vojvoda pritet të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa në qendër janë dyshja Amir Rrahmani – Lumbardh Dellova.

Për krahun e majtë ka balotazh ndërmjet Donat Rrudhanit dhe Leart Paqaradës, por ylli i Luzernit pritet të jetë startues.

Në mesfushë pritet të nisë nga minuta e parë Elvis Rexhbecaj, derisa pranë tij në qendër të mesfushës pritet të debutojë ardhja e re Vesel Demaku.

Më i avancuar se dy mesfushorët defensivë do të luaj Valon Berisha. Ndërkohë treshja e sulmit do të përbëhet nga Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe Vedat Muriqi.

Next Post

Interi kontakton Real Madridin, dëshiron transferimin e yllit të Los Blancos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.