Thursday, 21. May 2026
Sport

Dybala mbyll sezonin para kohe

GS 20/03/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Paulo Dybala do t’i nënshtrohet patjetër një operimi muskulor në javën e ardhshme dhe sipas mediumeve italiane, argjentinasi nuk do të kthehet në këtë sezon.

Dybala u lëndua rëndë në ndeshjen ndaj Cagliarit në javën e kaluar, të cilën Roma e fitoi me rezultatin minimal 1:0.

Sipas njoftimit të klubit italian të enjten, Dybala pritet të operohet të hënën.

Dybala ka realizuar tetë gola dhe katër asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat e sezonit aktual.

Teilen: