Thursday, 21. May 2026
Sport

Rikthimi i Hasit te Anderlehti, zbulohen prapaskenat. Si ndryshoi mendje pas largimit nga Shqipëria

GS 20/03/2025 1 Min. Lesezeit

Besnik Hasi u zyrtarizua sot te Anderlehti. Kjo lëvizje për trajnerin shqiptar ishte e befasishme, pasi ishte raportuar më parë kalimi i tij te Serkle Bruzh.

Besnik Hasiiiii

Në Belgjikë kanë treguar edhe prapaskenat, që ndryshuan mendjen e Hasit. Raportohet se trajneri i njohur u largua të dielën nga Shqipëria, teksa të martën do të firmoste kontratën me klubin në Bruzh.

Një telefonatë nga Anderlehti, kishte bërë që të ndryshonte çdo gjë. Kujtojmë se vetëm në fillimin e këtij muaji, Hasi ishte larguar nga Meshelen.

53-vjeçari më parë ka qëndruar për dy vite në drejtimin e Anderlehtit.

Screenshot 2025-03-20 171229

PANORAMASPORT.AL

Teilen: