Thursday, 21. May 2026
Sport

“Final Four” i Ligës Unike në Prishtinë

GS 20/03/2025 1 Min. Lesezeit

Turneu “Final Four” i Ligës Unike për basketbollistë do të mbahet në Prishtinë, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

FBK ka njoftuar se Sigal Prishtina ka fituar të drejtën e organizimit, ndonëse aplikimin për një gjë të tillë e kishte dorëzuar edhe Vëllaznimi i Gjakovës.

Kështu që, me shumicë votash, Bordi i FBK-së, vendosi që “Final Four” i Ligës Unike për meshkuj të organizohet nga Sigal Prishtina dhe atë në kryeqytet.

Ngjarja do të zhvillohet më 26 dhe 27 mars, në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit kurse katër skuadra do të luftojnë për trofeun e Ligës Unike.

Gjysmëfinalja e parë do të jetë ajo ndërmjet Vëllaznimit e Golden Eagle Yllit kurse në gjysmëfinalen e dytë do të përballen Sigal Prishtina – Besëlidhja.

Teilen: