Thursday, 21. May 2026
Sport

Foda publikon formacionin, Kosova sulmon Islandën me Muriqin, Rashicën e Krasniqin

GS 20/03/2025 1 Min. Lesezeit

Janë publikuar emrat e titullarëve te Kosova, në ndeshjen kundër Islandës nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Selektori i Kosovës Franco Foda do të luajë me sistemin 4-2-3-1, duke bërë disa ndryshime për dallim nga ndeshjet e fundit në vitin e kaluar.

Në portë nuk ka dyshim për Aro Muriqin.

Në mbrojtje janë, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda e Leart Paqarada.

Në mesfushë krahas Elvis Rexhbeqajt, është edhe mesfushori Valon Berisha. Treshaj para sulmuesit Vedat Muriqi janë  Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Donat Rrudhani.

Teilen: