Thursday, 21. May 2026
Sport

Final Four Liga Unike Meshkujt në Prishtinë

GS 20/03/2025 1 Min. Lesezeit

Në mbështetje të nenit 24 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe në përputhje me rregulloret në fuqi, Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të aplikimeve për organizimin e ngjarjes Final Four Liga Unike Meshkujt, të paraqitura nga KB Vëllaznimi dhe KB Sigal Prishtina, përmes votimit të hapur online më 20 mars 2025, merr këtë:

VENDIM

1. Me shumicë votash, Bordi i FBK-së vendos që Final Four Liga Unike Meshkujt të organizohet nga KB Sigal Prishtina.

2. Ngjarja do të zhvillohet më 26 dhe 27 mars 2025, në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas miratimit nga Bordi i FBK-së, njofton në emër të Bordit të FBK-së, Arben Fetahu.

Teilen: