Thursday, 21. May 2026
Sport

Kosova me fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Islandës

GS 20/03/2025 1 Min. Lesezeit

Kosova ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Islandës në kuadër për promovim në Ligën B të Kombeve.

Dardanët fituan në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 2-1, shkruan lajmi.net.

Llogarinë e golave e hapi, Lumbardh Dellova në minutën e 19’të të takimit, kurse mysafirët barazuan shifrat vetëm tre minuta më pas në 1-1, rezultat ky që përmbylli pjesën e parë.

Në pjesën e dytë u realizua vetëm një gol, autor i së cilit ishte Elvis Rexhbeçaj në minutën e 58’të të takimit.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën me datë 23 mars aty ku përfundimisht mësohet fati i dy kombëtareve./Lajmi.net/

Teilen: