Thursday, 21. May 2026
Sport

Disfata ndaj Gjermanisë, sa shumë vite që Italia nuk mposhtej me përmbysje në shtëpi

GS 20/03/2025 1 Min. Lesezeit

Italia e Luçiano Spaletit u mposht me përmbysje 1-2 ndaj Gjermanisë, në duelin e mbrëmjes së sotme të zhvilluar në “San Siro” të vlefshëm për Ligën e Kombeve.

ITALIAAAA

Të kaltrit shënuan të parët me Tonalin, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që “panzerat” përmbysën gjithçka me Kleindienst dhe Goreckën.  

Kësisoj Italia ka humbur një ndeshje në shtëpi me përmbysje për herë të parë që nga 14 nëntori 2012, asokohe mposhtej në miqësoren ndaj Francës.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: