Portieri i Kosovës, Arijanet Muric dhe mesfushori, Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.
Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku. Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja e kthimit Islandë-Kosovë.
Kujtojmë se Dardanët fituan dje takimin e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1./Lajmi.net/