Thursday, 21. May 2026
Sport

VIDEO/ Brajan Gruda nuk fal brenda zone, sulmuesi shqiptar gjen golin e radhës me Gjermaninë U-21

GS 21/03/2025 1 Min. Lesezeit

Brajan Gruda ka gjetur golin e radhës me Gjermaninë U-21. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi miqësoren që po luhet përballë Sllovakisë U-21. 

bandicam 2025-03-21 18-37-04-802

Gruda shfrytëzoi si duhet asistin në zonë, kur luhej minuta e 34-t. 20-vjeçari nuk mund të gabonte përballë portierit.

Ky ishte goli i dytë për Grudën me Gjermaninë U-21. Duhet thënë se sulmuesi anësor i Brajtonit ka provuar të gjithë grupmoshat e Gjermanisë.

Tek ekipi i parë, Gruda ka qëndruar në stol përgjatë miqësores ndaj Ukrainës në marsin e kaluar.

Goli i Brajan Grudës: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: