Thursday, 21. May 2026
Sport

Heroi i Gjermanisë kundër Italisë, Gorecka: U emocionova nga…

GS 21/03/2025 1 Min. Lesezeit

Leon Gorecka ishte heroi i Gjermanisë, që arriti me golin e tij të përmbyste Italinë.

Screenshot 2025-03-21 192954

Mesfushori tregon emocionet e mëdha të kësaj sfide dhe mbi të gjitha të fitores që erdhi si një qershi mbi tortë, për ndeshjen e bukur dhe me besim.

“Himni kombëtar më emocionoi më shumë nga sa e mendoja. Jam shumë i lumtur që isha pjesë e kësaj ndeshjeje dhe që shënova golin e fitores. Nuk e kisha menduar që do të isha unë heroi i kësaj sfide.

Por fakti që ia dola, është qershia mbi tortë. Më i lumtur jam për fitoren, por ende nuk ka mbaruar. Kemi edhe një tjetër ndeshje dhe duhet të jemi të përqendruar ndaj një skuadre të fortë si Italia”, tha Gorecka.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: