Wednesday, 20. May 2026
Sport

Anglia në avantazh pas pjesës së parë

GS 21/03/2025 1 Min. Lesezeit

Me golin e debutuesit Miles Lewis-Skelly, Anglia po udhëheq pas pjesës së parë ndaj Shqipëri.

Në ndeshjen e parë të eliminatoreve për Kupën e Botës 2026, “Tre luanët”, kishin dominimin dhe realizuan një gol përmes futbollistit të Arsenalit, i cili kaloi vendësit në avantazh në minutën e 20-të.

Shqipëria për herë të parë në 45 minutat e para rrezikoi me mbrojtësin Arlind Ajeti, gjuajtja e të cilit u pengua nga mbrojtësit e Anglisë.

Portieri shqiptar Thomas Strakosha ka qenë vendimtar në dy raste të anglezëve duke ua mohuar golin.

Teilen: