Majls L:juis-Skelli ishte protagonisti i fitores 2-0 të Anglisë ndaj Shqipërisë, pasi që në ndeshjen e debutimit ai ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Një arritje e shkëlqyer për adoleshentin i cili nuk e ka fshehur entuziazmin e tij.
“Kam mbetur pa fjalë. Këto 6 muaj kanë kaluar kaq shpejt. Unë qëndroj me këmbë në tokë dhe jetoj çdo moment si të vijë”, tha ai për BBC 5 Live.
I pyetur për golin, djaloshi theksoi se kishte planifikuar goditjen për të shënuar. “Ajo që mund të kujtoj është se po qëndroja i hapur në krah dhe bëja rotacion me Rashford. Xhud i pëlqen që të bëjë atë gjysmë kthesë. Ishte një pasim i shkëlqyer i tij dhe koha ishte shumë e mirë. Për finalizimin, portieri po vinte drejt meje, ndaj u mundova t’ia kaloja mes këmbëve. As nuk e mendova se do të shënoja”, tha djaloshi.
“Është e pabesueshme, kjo është një ditë që nuk do ta harroj kurrë”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL