Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kur do të martohet me Xhorxhina Rodrigez? Ronaldo i përgjigjet pyetjes: I them gjithmonë asaj që…

GS 22/03/2025 2 Min. Lesezeit

Futbollisti Cristiano Ronaldo, ka zbuluar së fundmi se kur do të martohet me partneren dhe nënën e dy fëmijëve të tij, Georgina Rodriguez, duke thënë se dasma e tyre do të bëhet “kur të ndjejnë klikun”. 

40-vjeçari është në një lidhje me modelen 31-vjeçare që prej vitit 2016 dhe së bashku kanë dy vajza. Rodriguez jeton edhe me tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, me të cilët ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Çifti nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht nëse janë fejuar, megjithatë miqtë e modeles shpesh e ngacmojnë se kur do të bëhet dasma e tyre.

Në një intervistë për reality show Netflix “I Am Georgina”, 31-vjeçarja zbuloi se miqtë e saj vazhdimisht bëjnë shaka për dasmën: “Më pyesin gjithmonë: Kur është dasma? Që kur doli kënga e Jennifer Lopez “The Ring Or When”, njerëzit filluan ta këndonin për mua. Kjo nuk varet nga unë .”

Ronaldo këmbëngul se martesa e tyre do të ndodhë kur ata të ndjejnë “klikun” e duhur, domethënë kur të jetë momenti i duhur dhe gjithçka në jetën e tyre të jetë në rregull.

Unë gjithmonë i them asaj, kur të ndjejmë atë klikun. Si çdo gjë në jetën tonë, ajo e di saktësisht se çfarë dua të them. Mund të bëhet brenda një viti, mund të bëhet për gjashtë muaj, madje mund të bëhet në një muaj. Unë jam 1000% i sigurt se do të ndodhë ,” tha ylli portugez.

Deklarata e tij vjen menjëherë pas mënyrës së veçantë me të cilën ai i uroi partneres së tij ditëlindjen janarin e kaluar. Teksa  Ronaldo postoi në rrjetet sociale një foto të tyre nga palestra ai shkroi:

 “Për nënën, partnerin, shoqen, gruan… Gëzuar ditëlindjen, dashuri. Drita juaj na ndriçon dhe dashuria juaj na mbart ”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: