Kongo mbetet e pezulluar nga FIFA, që muaji shkurt. Vendimi ekstrem u mor pasi dyshohet që qeveria e Kongos ka ndërhyrë në federatën vendëse.
Dhe pse është mohuar diçka e tillë, vendimi mbetet në fuqi. Kjo është arsyeja përse Arshonzh Bintsuka ka mbetur te Partizani dhe po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës gjatë kësaj periudhe. Të kuqtë përfitojnë kështu nga kjo situatë, pasi 22-vjeçari mbetet i fokusuar në Shqipëri.
Përgjatë vitit të kaluar, sulmuesi i Partizanit kishte rifituar ftesën me ekipin e parë. Vendimi i marrë nga FIFA pas konsultimit me federatën në Afrikë, ka bërë që ndeshjet të anulohen të gjitha.
Një prej tyre, që nuk do të luhet, ishte programuar sot. Kongo do të priste Zambian në duelin që do të kishte vlerë për raundin e gjashtë të kualifikueseve të Botërorit.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL