Tuesday, 19. May 2026
Sport

Pësoi atak paniku në fushë me Austrinë, Arnautoviç: Mund të bëj sërish “Tripletë”

GS 22/03/2025 2 Min. Lesezeit

Marko Arnautoviç është duke kaluar një moment të mirë. Qëndroi në fushë për 90 minuta me Austrinë, duke dhënë një asist dhe duke trembur jo pak tifozët e pranishëm.

sdffdssfdfsdsfdfsd

Pas një goditjeje në gju, pësoi një atak paniku, diçka që e shpjegon vetë lojtari. “Mora një goditje në gju dhe mendova se ishte dëmtim i rëndë. Aty më kapi paniku dhe u tremba. Por mjeku i skuadrës më ndihmoi, duke më dhënë diçka për të pirë që më qetësoi”, ka thënë Arnautoviç.

Ai gjithashtu ka folur për objektivat e skuadrës dhe dëshirat që ka me fanellën zikaltër. “Jam në një formë të mirë dhe gjithmonë gati për të ndihmuar Interin. Është skuadra ime e zemrës. Sa herë që trajneri më kërkon të zbresë në fushë, unë e bëj me maksimumin tim, duke dhënë 100% në çdo moment. Nuk e di nëse mund të bëjmë sërish Tripletë në këtë sezon.

Do të më pëlqente shumë sepse të parën e kam fituar thuajse si tifoz. Nuk kam dhënë shumë në fushën e lojës. Këtë sezon mund të jem protagonist në fundin e saj. Duhet të vazhdojmë kështu dhe në fund të shohim se ku mund të mbërrijmë. Megjithatë, jemi një ekip me formë”, ka thënë Arnautoviç.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: