Tuesday, 19. May 2026
Sport

Dueli me Brazilin, trajneri i Argjentinës: Kanë disa nga lojtarët më të mirë në botë, respekt maksimal për ta

GS 23/03/2025 1 Min. Lesezeit

Argjentina do të përballet me Brazilin të mërkurën në ndeshjen e vlefshme për raundin e 14-të në grupin e Amerikës së Jugut për kualifikueset e Botërorit 2026-të.skaloniNë prag të kësaj sfide, trajneri i abicelesteve, Lionel Skaloni ka dhënë një prononcim për “Tycsports.com”.

“Brazili është Brazili. Ata kanë lojtarë të mëdhenj, disa nga më të mirët në botë, në ekipin e tyre. Unë e di se ata do të jenë një kundërshtar i frikshëm, i respektuar nga ne, nuk kemi asgjë tjetër sfiduese për të analizuar”, tha ai.

Kampionët e botës në fuqi po dominojnë grupin e Amerikës së Jugut për tu kualifikuar në Botërorin e ardhshëm. Ata mund ta sigurojnë në mënyrë automatike edhe me një barazim kundër brazilianëve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: