Kevin de Bryjne do të largohet nga Mançester Siti në fund të sezonit pasi kontrata e tij me klubin mbaron dhe nuk do të rinovojë sërish. Mesfushori belg pritet ta vazhdojë karrierën në MLS.“Qytetarët” kanë nisur nga puna për të gjetur pasardhësin e tij dhe një nga objektivat është holandezi Çavi Simons.
Kampioni në fuqi i Anglisë është gati të shpenzojë 80 milionë euro për transferimin e tij. Bëjmë me dije që mesfushori i Lajpcigut ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 25 ndeshje këtë sezon.
PANORAMASPORT.AL