• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja e Muçi pritet të kenë rastin ndaj Andorrës

23/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë, të shtunën mbrëma u rikthye në Tiranë kurse sot pasdite do ta mbajë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Andorrës.

Selektori Sylvinho në këtë stërvitje do ta shoh gjendjen e lojtarëve dhe pastaj do të vendos për formacionin startues kundër Andorrës, ndeshje kjo që luhet të hënën mbrëma në Tiranë dhe i takon kualifikimeve për Botërorin 2026.

Shqipëria, i nisi kualifikimet me humbje pasi të premten pësoi në Londër nga Anglia me shifrat 2:0.

Sa i përket formacionit të mundshëm, Sylvinho këtë here ndryshe nga ndeshja në Londër, do të ketë detyra më sulmuese për lojtarët.

Ndërkohë, që pritet të startojë nga formacioni bazë Armando Broja, Ernest Muçi dhe minuta më tepër për Arbër Hoxhën apo Medon Berishën në mesfushë, si për të korrigjuar një lojë jo të mirë të Ylber Ramadanit në mesfushë.

Sa i përket repartit të mbrojtjes ai do të jetë disi më i plotë me një rikuperim edhe më të madh të Ardian Ismajlit dhe Marash Kumbullës, por ndaj një kundërshtari të tillë si Andorra dhe nga paraqitja shumë e mirë e Berat Gjimshitit dhe deri diku Arlind Ajetit nuk mund të ketë ndryshime, vetëm nëse do të zgjidhet për arsye rifreskimi.

Ndërkohë lajme të mira vijnë edhe për gjendjen e portierit Thomas Strakosha, i cili mori një dëmtim që i ndërpreu ndeshjen në Angli, por tashmë është rikuperuar plotësisht.

Deri më tani, janë rreth 15 mijë bileta të shitura për këtë ndeshje duke filluar nga ora 20:45.

Next Post

Zidane refuzon 3 oferta për Real Madridin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.