• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Çerekfinale të çmendura në Ligën e Kombeve! Spanja dhe Franca kalojnë me penallti, Portugalia me shtesa. Duel epik mes Gjermanisë dhe Italisë

24/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Franca janë gjysmëfinalistet e Ligës së Kombeve të këtij edicioni. Të katër skuadrat u kualifikuan pas dueleve të kthimit çerekfinale të çmendura, ku u shënuan 21 gola në 4 sfida, por një u mbyll me shtesa e dy të tjera me penallti.

UEFA-Nations-League_

Gjermania dhe Italia dhuruan një ndeshje të çmendur mes tyre, pasi në pjesën e parë ishte një dominim absolut i gjermanëve që shënuan tre herë në portën e Donarumës. Por kundërpërgjigja italiane do të vinte në të dytën, kur edhe ata shënuan 3 herë në portën e Gjermanisë duke bërë që në fund të kishte drithërima për kualifikimin e mëtejshëm, Në fund barazimi i mjaftoi Gjermanisë që kishte fituar 2-1 sfidën e parë në Itali.

Ndërkohë, u deshën shtesat dhe penalltitë për të përcaktuar ekipet e kualifikuara në ndeshjet e tjera.

Trinkao u bë heroi i Portugalisë në një ndeshje me shumë emocione ndaj Danimarkës. Ronaldo u bë protagonist pasi humbi penallti e shënoi gol në pjesën e dytë. Por u desh goli i Trinkao për të çuar ndeshjen në shtesa e më pas një tjetër nga ai sapo filluan ato për t’i dhënë avantazhin 4-2, ndërsa më pas Gonçalo Ramos vulosi shifrat 5-2 që siguruan vijimin e luzitanëve në këtë turne.

Spektakolare ishte ndeshja mes Spanjës dhe Holandës, të cilat pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, dhuruan një rezultat të tillë edhe në 90 minutat e të dytës. Në shtesa Jamal shënoi një supergol për të kaluar iberikët në avantazh, por miqtë u përgjigjen me Çavi Simons. Kështu, ndeshja shkoi te penalltitë për të përcaktuar ekipin gjysmëfinalist. Spanjollët triumfuan 5-4 në gjuajtje e tyre dhe kaluan në gjysmëfinalet e turneut.

Francës i duhej fitore ndaj Kroacisë dhe ia doli të triumfonte 2-0, po aq sa shifrat e ndeshjes së parë në favor të ballkanasve. Shtesat nuk prodhuan gola të tjerë dhe u deshën penalltitë për të përcaktuar fituesit, ku rezultuan më të saktë francezët që shkuan në katërshen e më të mirëve të turneut me shifrat 5-4.

REZULTATET 

SPANJË HOLANDË 3-3 (2-2)
6′ (p), 67′ Ojarzabal, 103′ Jamal / 54′ (p) Depaj, 79′ Matsen, 110′ (p) Simons

PENALLTI 5-4 (VIDEO)

Goli i Simons (VIDEO)

Goli i Jamal (VIDEO)

Goli i Matsen (VIDEO)

Goli i dytë i Ojarzabal (VIDEO)

Goli i Depaj (VIDEO)

Goli i Ojarzabal (VIDEO)

FRANCË-KROACI 2-0 (0-2)
52′ Olise, 80′ Dembele

PENALLTI 5-4

Goli i Dembele (VIDEO)

Goli i Olise (VIDEO)

PORTUGALI-DANIMARKË 5-2 (0-1)
38′ (ag) Andersen, 72′ Ronaldo, 86′, 91′ Trinkao, 115′ G. Ramos / 56′ Kristensen, 76′ Eriksen

Goli i G. Ramos (VIDEO)

Goli i dytë i Trinkao (VIDEO)

Goli i Trinkao (VIDEO)

Goli i Eriksen (VIDEO)

Goli i Ronaldos (VIDEO)

Goli i Kristensen (VIDEO)

Autogoli i Andersen (VIDEO)

Penalltia e humbur nga Ronaldo (VIDEO)

GJERMANI-ITALI 3-3 (2-1)
30′ (p) Kimish , 36′ Musiala, 45′ Klaindinst / 49′, 69′ Ken, 90’+5′ (p) Raspadori

Goli i Raspadori (VIDEO)

Penalltia e anuluar për Italinë (VIDEO)

Goli i dytë i Ken (VIDEO)

Goli i Ken (VIDEO)

Goli i Klaindinst (VIDEO)

Goli i Musiala (VIDEO)

Goli i Kimish (VIDEO)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

FORMACIONET ZYRTARE

Spanjë Holandë

dfgfgddfgdfdgdgfgdf

Francë-Kroaci

dfggfddfgdfggdfgfdgdfgdf

Portugali-Danimarkë

fghhgffhgfhgfghfhg

Gjermani-Itali

dfgfdggfddgfgdfgdf

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Goli i tij i ardhshëm do të jetë një rekord personal/ Turam, gati të marrë mbi shpatulla sulmin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.