• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Darka, tenis dhe përqafime, si i stërviti gjermani “Luanët” pas ndeshjes me Shqipërinë

24/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda shtëpisë së mrekullueshme stërvitore të Totenhemit, ora shtatë e mbrëmjes së të dielës i gjeti futbollistët e Anglisë të ulur në një tavolinë për të ngrënë. Lojtarët dhe stafi tashmë ulen për të ngrënë së bashku, njëlloj si të ishin një klub i Premier Ligës dhe kjo është një nga risitë që ka sjellë Tomas Tuhel në krye të “Tre Luanëve”.

Screenshot 2025-03-24 135128

Gjermani po ndryshon rutinën e ish-trajnerit Garet Sauthgejt, ku vakti kryesor i ditës shërbehej në gjatë një ore dhe sipas dëshirës së tyre ata uleshin në tavolinë kur të donin gjatë këtij harku. Edhe pse idetë e Tuhelit mund të konsiderohen të një kohe tjetër, ato janë diçka që gjermani beson se do të ndihmojë kur bëhet fjalë për thelbin, duke ndërtuar shpirtin e vëllazërisë që ai ka përmendur për një kohe të gjatë.

Ai beson se ndërtimi i një shpirti grupi dhe miqësie është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij dhe mund të bëjë ndryshimin. Tuhel, i cili shfaqet për të parë shpesh edhe stërvitjen e skuadrës U-21 të Anglisë, i ka ndryshuar rrënjësisht edhe seancat stërvitore të paraardhësit të tij. Drekat dhe darkat mund të jenë më të ngurta dhe mëngjesi më i lirë, duke lejuar që disa prej lojtarëve të kenë orare të ndryshime zgjimi.

Sigurisht që ata me fëmijë, ngrihen më herët. Pastaj disa lojëra si tenisi në tavolinë dhe aktivitete të tjera argëtuese deri në drekë, me stërvitjen që mbahet pesë orë më vonë dhe shumë më pranë orës së nisjes së ndeshjes, janë disa nga ndryshimet e tjera në rutinën e Kejnit me shokë.

Një gjë që mund të mos u ketë pëlqyer lojtarëve, është mbajtja sekrete e formacionit. Garet Sauthgejt dhe trajneri provizor që i zëvendësoi, Li Karsjel, i informonin futbollistët më herët përpara ndeshjes se kush do të luante dhe kush jo. Por Tomas Tuhel ka vendosur që ta mbajë sekret formacionin deri ditën e ndeshjes edhe nga vetë lojtarët. Kundër Shqipërisë, lojtarët që do të ishin në fushë e mësuan vetëm gjatë takimit të drekës së ditës së premte.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Foda: Kosova tani ka skuadër që përmbysë rezultatet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.