Ndeshja mes Gjermanisë dhe Italisë pati shumëçka për të folur, jo vetëm në fushë, por edhe nga analistët.Ajo që u diskutua më shumë, përveç 6 golave të shënuar dhe 7 kartonë të verdhë, ishte minuta e 74’, kur mbrojtësi i “Pancerave” Niko Shloterbek ndërhyri nga mbrapa në dëm të Di Lorencos, duke i shkaktuar goditje këtij të fundit, aq sa humbi kontaktin me topin dhe u rrëzua në fushë.
Fillimisht, arbitri “problematik”, Simon Marçiniak, akordoi penallti në favor të “Axurrëve”, por çuditërisht pas rishikimit në “VAR”, ndryshoi mendje dhe lejoi vijimin normalë të ndeshjes. Kjo skenë vazhdon të nxisë debate jo vetëm në Itali.
PANORAMASPORT.AL