• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zbulohen detaje nga kontrata luksoze që Alexander-Arnold pritet ta nënshkruajë me Real Madridin

24/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trent Alexander-Arnold pritet që të pasurojë xhepat e tij tek Real Madridi, ku tashmë janë zbuluar detaje nga kontrata luksoze që ylli anglez pritet të nënshkruajë me ‘Los Blancos’.

Alexander-Arnold pritet që të largohet nga zona e rehatisë dhe t’i jap lamtumirën klubit të fëmijërisë në fund të sezonit, pasi dy palët nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Real Madridi e ka monitoruar situatën e tij tash e disa kohë. Ata thuhet se tashmë e kanë bërë gati kontratën në tavolinë dhe gjithçka që ka mbetur është nënshkrimi i lojtarit.

Sipas një përditësimi nga Sky Sports në Zvicër, Alexander-Arnold i ka dhënë fjalën Real Madridit se do të bëhet pjesë e tyre në fund të sezonit.

Sapo të mbërrijë në ‘Santiago Bernabeu’, Alexander-Arnold pritet të nënshkruajë një marrëveshje të vlefshme prej 15 milionë eurosh në vit, që është një rritje e madhe e pagës në krahasim me atë që përfiton tek Liverpooli.

Ai gjithashtu pritet që të ketë bonuse që lidhen me paraqitjet e tij si dhe një bonus nënshkrimi që është ekuivalent sikur të paguhet një shifër për transferimin e tij.

Liverpooli thuhet se ka bërë disa përpjekje për ta bindur atë që të rinovojë, por tashmë ata kanë bërë gati edhe zëvendësuesin e tij.

Sky gjithashtu raporton se Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen) është lojtari të cilin ‘Të Kuqtë’ e kanë objektiv kryesor për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Next Post

Historia nuk u përsërit, Tiago Mota shpresonte të ndodhte te Juventusi si me Specian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.