• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Historia nuk u përsërit, Tiago Mota shpresonte të ndodhte te Juventusi si me Specian

24/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi vendosi të shkarkojë Tiago Motën dhe në vend të tij t’i besojë kreun e stolit Igor Tudorit. Arsyet që çuan në këtë vendim, janë të shumta, por një prej tyre është edhe fakti që nuk dëshirojnë të rrezikojnë vendin e katërt.

Mota

Pa Champions-in, “Zonja” do të humbte shumë të ardhura që janë jetike në këtë moment për klubin. Por ndërkohë që rreth Tiago Motës po aludohen shumë gjëra, të paktën në nivelin mediatik, ku është aktualisht trajneri italo-brazilian? Ai i ka dhënë disa ditë pushim lojtarëve që nuk janë thirrur në kombëtare dhe vetë ka fluturuar për në Portugali me familjen për t’u relaksuar, por tashmë orët e tij po kalojnë mes zhgënjimit, sidomos kur shkarkimi i tij u bë zyrtar, edhe pse Mota shpresonte ndryshe, të paktën bazuar tek e shkuara e tij.

Pak më shumë se tre vjet më parë kishte përjetuar një situatë të ngjashme, kur drejtonte Specian. Ishte dhjetor 2021 dhe shkarkimi i tij ishte vendosur tashmë, gjithashtu për disa mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit, aq sa ishte bërë gati emri i Marko Xhampaolos si pasardhës i tij.

Por një shkarkim para fundit të vitit do të detyronte Specian të paguante 500.000 euro, prandaj klubi vendosi të presë përpara se të ndryshonte trajnerin dhe Mota e shfrytëzoi këtë mundësi për të ndryshuar ritmin. Fillimisht erdhi fitorja në Napoli, pastaj një rikthim i bukur që kulmoi me vendin e 16-të në tabelën e klasifikimit dhe shpëtimin nga rënia. Një mrekulli që këtë herë nuk do të përsëritet.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.