Tuesday, 19. May 2026
Sport

Amerikania Lundrum, më e mira e xhiros

GS 25/03/2025 1 Min. Lesezeit

Amerikania e Pejës 03, Calveion Lundrum e ka fituar epitetin e basketbollistes më të mirë për xhiron e 18-të në Superligë.

Të martën, Lundrum është shpallur “MVP” e xhiros pasi udhëhoqi ekipin e saj drejt fitores në derbin ndaj Prishtinës.

Peja 03 fitoi me rezultatin 69:52 kurse Lundrum pati 9 pikë, 11 kërcime e 7 asistime.

Gjithashtu, Lundrum ka zënë vend edhe në pesëshen e javës, pjesë e së cilës janë edhe Jeta Zeka e Viola Syla të Penzës, Brooque Williams e Bashkimit dhe Tiffany Brown e Prishtinës.

Zeka me 20 pikë, 17 kërcime, 7 asistime kurse Syla me 21 pikë, 19 kërcime e 2 asistime ndihmuan Penzën ta mposht Trepçën.

Williams pati 15 pikë, 6 kërcime e 5 asistime në fitoren e Bashkimit ndaj Junior 06 kurse Brown regjistroi 17 pikë, 9 kërcime e 7 në humbjen e Prishtinës nga Peja 03.

Teilen: