• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Premton rinovimin e Inzagit, Marota: Tek Interi kam sjellë mentalitetin fitues të Juves

25/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Jemi të lumtur për punën e Simone Inzagit. Rinovimi i kontratës së tij është thjesht çështje formaliteti. Ka punuar mirë në këto vite dhe është një pikë referimi si në nivelin personal dhe atë teknik. Jemi të kënaqur që e kemi në skuadrën tonë. Do të takohemi në heshtje për t’ia rinovuar kontratën”.

marota

Kështu presidenti i Interit, Bepe Marota ka folur në mikrfonin e “Radio Anchi’Io Sport”, në një intervistë ku ka folur për titullin, merkaton dhe kombëtaren italiane. “Isksen? Është një lojtar i mirë. Çdo ditë Interin në fakt e lidhin me një apo një tjetër lojtar. Por dua të them që me Lautaron dhe Turamin kemi një dyshe sulmi të nivelit europian. Sigurisht që ne ndjekim me vëmendje çdo zhvillim që bëhet në lidhje me merkaton”, tha Marota.

TITULLI- Ai gjithashtu u ndal në garën për titullin kampion, duke thënë se do të luftojnë 3 skuadra deri në fund. “E bukura e futbollit është që të kesh 3 skuadra në garë për titullin. Kampionati në këtë mënyrë bëhet tërheqës, siç nuk ndodhte prej vitesh. Kjo gjë çon përpara lëvizjen e futbollit italian. Jemi aty në një fazë të hapur. Seria A? Unë vazhdoj të mendoj që duhet të kampionati ynë të ketë 18 skuadra.

Në këtë mënyrë do të ulej numri i ndeshjeve për lojtarët dhe skuadrat. Kalendari është i tmerrshëm edhe me kombëtaren. Sot konsumohen shumë energji si në aspektin fizik dhe mental. Për këtë arsye ka shumë dëmtime të lojtarëve”, theksoi numri një i kampionëve të Italisë. Ai gjithashtu shpjegoi edhe punën e tij në kampin zikaltër duke theksuar se në këtë ekip ka sjellë mentalitetin fitues. “Kam sjellë kulturën e punës dhe mentalitetin fitues të Juventusit. Jemi perfeksionuar dita-ditës”, ka thënë Bepe.

KOMBËTARJA- Ai u ndal gjithashtu edhe tek ecuria e Italisë, duke mos dashur që të futet shumë në detaje. “Grupi i kombëtares është i ri dhe jo shumë ekspert. Por ka kualitet dhe puna e Spaletit do ta nxjerrë në pah. Në qershor janë ndeshjet e rëndësishme dhe shpresoj që të marrim më të mirën aty”, përfundoi Bepe Marota.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Një sport i gjashtë do të shtohet për Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit” në vitin 2028

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.