Tuesday, 19. May 2026
Sport

Katër shqiptarë nga minuta e parë të Maqedonia e Veriut, duan fitore ndaj Uellsit

GS 25/03/2025 1 Min. Lesezeit

Maqedonia e Veriut sonte (20.45) do të luajë ndeshjen e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Maqedonia në Shkup përballet me Uellsin.

Katër shqiptarë luajnë nga minuta e parë, kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi e Visar Musliu.

Ndeshja është e vlefshme e grupit J dhe Maqedonia kryeson me 3 pikë sa ka edhe Uellsi në vend të dytë pas xhiros së parë.

Teilen: