• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barela i shtrydhur dhe Çalha me besim, ja si vijnë lojtarët e Interit nga kombëtaret

26/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kush ndalet, nuk është i humbur. Sepse, nëse ka diçka në shtëpinë e Interit me saktësi kirurgjikale, është të bëjë pikë pas ndalesës së kombëtareve. Inzagi vendos “spinën” në prizë dhe të tijtë dinë që të kalojnë në mënyrë fantastike lodhjen nga kombëtaret.-640-0-asllani-1-768x430-681Ndodh prej 2 sezonesh, me 17 pikë nga 21 të mundshme, dhe e bukura është që rezultatet pozitive i kanë sjellë ata që sapo janë kthyer nga kombëtarja. Për të qëndruar në këtë sezon 2024- 2025, Dumfris në Monza, Lautaro në Romë dhe Turam me De Vrajin në Verona. Tani mbetet për t’u parë se kush do të jetë heroi i ardhshëm, por kjo është detaj. Ajo që ka më shumë rëndësi për momentin për Inzagin dhe për planet e tij janë arratisja drejt titullit kampion. Interi duhet të jetë gati, por si kanë ardhur lojtarët nga kombëtaret?

PUSHIM- Sigurisht që pauza e këtij momenti është shoqëruar edhe me pushim nga ana e disa lojtarëve të rëndësishëm. Turam u rikthye menjëherë në Milano për të kuruar kaviljen e dëmtuar dhe dje u stërvit me grupin. Lajmi më i mirë në sulm ishte edhe rikthimi Lautaros nga Argjentina. Nga 9 interistët e larguar në kombëtaret respektive, vetëm 3 kanë luajtur 180 minuta të plota në dy ndeshje: Bastoni, Çalhanoglu dhe Asllani, të cilëve iu shtohet Barela që luajti 174 minuta në dy ndeshjet me Gjermaninë. Bastoni është lojtari me më shumë ndeshje në këmbët e tij, 49 në total mes Interit dhe Italisë. Madje, ai është lojtari që ka vuajtur më shumë në kombëtare.

Ndaj Udinezes do të pushojë sepse është i skualifikuar prej kartonëve. Kundër Udinezes, Inzagi do të humbasë një titullar fiks, por kjo ndalesë do t’i japë frymëmarrje përpara prillit të zjarrtë që do të nisë me derbin në Kupën e Italisë. Mbrojtësit e tjerë janë të freskët dhe të motivuar: Pavar qëndroi në pankinë me Francën, Bisek festoi debutimin me kombëtaren për pak minuta në ndeshjen 3-3 me Italinë. Thënë këtë, treshja përpara Zomerit do të jetë e çlodhur dhe e frymëzuar me Açerbin që vjen nga një moment pozitiv. Fratezi me Italinë nuk shkoi dot më shumë sesa 50 minuta në total dhe do të jetë i vlefshëm për Inzagin për rrotacionin, nisur nga dëmtimi i Zielinskit dhe skualifikimi i Asllanit për Kupën e Italisë dhe ndaj Bajernit në Champions. Mbetet për t’u parë se si do të rikthehet pas kombëtares sepse më përpara Italia ishte vendi i sigurt për formacionin dhe bndihej protagonist, tani është parakaluar në hierarki. Po qëndron në stol edhe me Spaletin.

ÇALHA SUPER- Shpirti dhe maksimumi i Çalhanoglusë rikthehet në pikën më të rëndësishme të sezonit. Hakan i ka bërë një premtim skuadrës së tij: Ritakohemi aty ku u ndamë. Rikthimi i tij është me një gol më shumë dhe me besim të madh. “Në Itali kam fituar gjithçka. Dua që të fitoj edhe në Europë. Dy vite më parë humbëm finalen. Ëndrra është që të festojmë një tjetër”, ka thënë ai për “Sportmediaset”. Ashtu si turku edhe “nxënësi” i tij Kristjan Asllani vjen me moral pas asistit, që i dha Rei Manajt në fitoren e Shqipërisë kundër Andorrës.

REBUSI ME TAREMIN-Çalha shënoi, Arnautoviç shërbeu një asist në 135 minuta me Austrinë kundër Serbisë. Inzagi mund të mbështetet te veterani kundër Udinezes. Më i vështirë duket momenti i Taremit që qëndroi në stol kundër Emirateve të Bashkuara Arabe. “Mehdi vazhdon të ketë probleme”, tha trajneri i tij.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Verstappen optimist

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.